Kamzë – Një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e stome në Kodër Kamëz.
Policia njofton se viktima është Can Kariçi , banues në lagjen Nr.1 Bathore. Krimi raportohet se ka ndodhur rreth orës 19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”.
Për policinë ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Ndërkohë është rrethuar zona dhe janë ngritur disa postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se për të kryer vrasjen është përdorur armë me silenciator pasi deri më tani nuk është raportuar për të shtëna. /abcnews.al/