Prekni magjinë e festave në “Sezon Dekor”

schedule15:43 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 15:43 - 23 Dhjetor, 2021

Kjo është koha më e bukur e vitit. Krishtlindjet dhe  nata e ndërrimit të viteve kërkon edhe një atmosferë festive.  Detajet magjike  si në përralla ju mund t’i gjeni vetëm në showroom “Sezon Dekor”.

Dekoret artizanale  me kompozime nga më të larmishmet dhe sipas preferencave tuaja plotësojnë këtë qëllim me detajet dhe bukurinë e jashtëzakonshme që kanë. Përfaqësuesja e Sezon Dekor Ledina Rrapi  na rrëfen edhe preferencat e shqiptarëve si dhe tendencat e këtij viti.

“Fronin prej vitesh vijon të mbetet e kuqja tradicionale e përzier me goldin “royal”. Këtë vit kemi dy trende, Kemi paksa më të ftohtë metalizaton e përzier me blutë më të fortë. Nga ana tjetër kemi ngjyra më të ëmbla. Është pasteli i përzier në rozë pastel dhe blu pastel”, thotë ajo.

Krahas pemës tradicionale , një vëmendje e shtuar vitet e fundit mbetet dekori i tryezës së festës.

“Ndër produktet më të kërkuara janë dekoret e tryeza, Shandanët me qirinj. Ose kompozime të ndryshme sipas dëshirave të klientëve. Kemi edhe kurorat që janë të kërkuara që I realizojmë sipas dëshirës së klientëve”, shton Rrapi.

Veçantia e këtij showroom qëndron tek produktet unike që gjenden vetëm në dekor sezon. “Ne kemi edhe ekskluzivitetin që në Shqipëri të sjellim produktet e firmave më prestigjoze. Që gjithë magjia është me 40% ulje”, thotë ajo.

Një risi e këtij viti është hapja e një showroom gjigand edhe në Kosovë. “Jemi zgjeruar edhe me një seli tjetër në Kosovë. Me një showroom gjigand falë dëshirave të shumta të klientëve tanë nga Kosova për t’iu ardhur sa më afër me atmosferën magjike”.

Çdokush mund të prekë ndjesinë e veçantë të dekorit festive, pasi  produktet ofrohen me zbritje 40 përqind më lirë në Sezon Dekor. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!