Kina i ka dhënë kohë 10 ditë personazheve të famshme të rrjeteve sociale për të qenë në rregull me administratën fiskale, pas gjobës rekord për mashtrim bolegeres së njohur në vend Vija Huang. Presidenti kinez Xi Jinping në muajin gusht kishte kërkuar mirëkuptim duke premtuar një rregullore të re për të ardhurat e tepërta. Mesazhi u perceptua si një paralajmërim për krerët e sektorëve si shoubiz dhe internet , të cilët akuzohen për përfitime shumë të mëdha.
Të hënën e kaluar, blogerja Vija, shumë e njohur në Kinë për videot e saj të blerjeve në shtëpi u dënua për evazion fiskal me një gjobë rekord prej 181 milion eurosh. Autoritetet kineze theksuan se është detyra e çdo qytetari që të paguajë taksat, për këtë arsye Pekini ka dhënë 10 ditë kohë ose deri në fund të vitit për këto pagesa. Në të kundërt do të ketë pasoja të rënda.
Vija, që pas dënimit për evazion fiskal, është përjashtuar nga rrjetet kryesore sociale të vendit. Ajo është një figurë shumë e rëndësishme në botën e tregtisë online. Mesazhet e saj nëpërmjet rrjeteve sociale ndiqen përditë nga miliona konsumatorë kinezë, pjesa më e madhe të rinj dhe të apasionuar pas teknologjisë. Vija punësohej nga firma të njohura dhe si pasojë kishte krijuar një perandori të vogël.
Ajo nuk është e para që dënohet për evazion fiskal. Në muajin gusht Zheng Shuang, e njohur për rolet e saj në seriale popullore kineze, u dënua të paguajë 39 milion euro.
/abcnews.al