AstraZeneca: 3 doza të vaksinës efektive kundër Omicron

schedule10:35 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 10:35 - 23 Dhjetor, 2021

Tre doza të vaksinës AstraZeneca reduktojnë infektimin me Omicron dhe janë po aq efektive kundër  variantit të ri sa dy doza të së njëjtës vaksinë kundër variantit Delta, sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit.

Megjithatë, sipas kompanisë është shumë e rëndësishme që pas administrimit të  ashtuquajturës dozë përforcuese, niveli i antitrupave kundër mutacionit të ri të jetë më i lartë se tek personat që tashmë janë rikuperuar nga Covid.

Studiuesit e Oksfordit arritën në përfundimin se pas marrjes së tre dozave të vaksinës, niveli i neutralizimit të Omicron ishte i barabartë me marrjen e dy dozave të së njëjtës vaksinë kundrejt Delta.

/abcnews.al