Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ishte shpallur i humbur, gjendet i vdekur brenda makinës në Dimal

schedule09:59 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 09:59 - 23 Dhjetor, 2021

Një 63-vjeçar është gjetur mbrëmjen e djeshme i vdekur brenda makinës së tij. Viktima është me inicialet V. N. banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë, por pa jetë u gjet në fshatin Qamicë, Dimal.

Nga këqyrja paraprake, policia thekson se nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë pasi familjarët kishin bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa një ditë përpara se të gjendej i vdekur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!