Patozi: “Dështimi i Bashës nuk ka ardhur për shkak të dobësive në statut”

schedule18:12 - 21 Nëntor, 2017

schedule 18:12 - 21 Nëntor, 2017

Astrit Patozi, drejtues i Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike nuk beson se ajo që ai e cilëson dështim të kryetarit të PD Lulzim Basha, ka ardhur për shkak të dobësive të statutit. Ndaj, sipas Patozit, asgjë nuk mund të riparohet përmes ndryshimeve të tij. Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në facebook pasi Kulluri dhe Harxhi prezantuan projektin për ndryshime statutore. Patozi shkruan se nuk e ka lexuar tekstin, por nuk e paragjykon nismën, ndërsa thekson se është në një fazë më të avancuar pas shpalljes së platformës politike. Sipas Patozit, kjo platformë kërkon ndryshimin pozitiv dhe ringritjen e PD tani, kurse ndryshimet e mundshme statutore e shtyjnë atë pas 4 vjetësh. Po ashtu, ndryshimet ne statut “e lënë në vullnetin e Lulzim Bashës, nëse do t’i kthehet zakonit të vjetër si në marrëveshjen e 18 majit apo jo”- mbyll postimin e tij Astrit Patozi./abcnews.al