Covid-19 tashmë “troket” tek PSG-ja

schedule16:55 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 16:55 - 22 Dhjetor, 2021

Paris Saint Germain është klubi më i fundit në Evropë që është goditur me raste të COVID-19 përpara një ndeshjeje të rëndësishme, pasi Thilo Kehrer dhe Eric-Junior Dina Ebimbe do të humbasin ndeshjen e tyre kundër Lorient këtë të mërkurë mbrëma.

Mesfushori Leandro Paredes gjithashtu do të mungojë në ndeshje pasi po izolohet si masë paraprake.

Ky shpërthim i fundit në skuadrën e PSG-së vjen pasi Kylian Mbappe festoi ditëlindjen e tij të 23-të me anëtarët e ekipit.

Klubi është i shqetësuar pasi me kalimin e ditëve mund të rezultojnë të tjerë pozitiv./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!