Covid-19: Izraeli mund të bëhet vendi i parë që jep katër doza vaksinash

schedule06:23 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 06:23 - 22 Dhjetor, 2021

Izraeli do të bëhet vendi i parë në botë që do ofrojë dozën e katërt të vaksinës, pasi vendi po përgatitet që të përballet me valën e infektimeve të shkaktuar nga varianti Omicron. Ekspertët e pandemisë kanë rekomanduar një dozë të katërt për personat mbi 60 vjeç dhe personelin shëndetësor.

Ky rekomandim erdhi pasi personi i parë i infektuar me variantin Omicron humbi jetën ditën e martë. Ministri i Shëndetësisë deklaroi, që në vend deri tani janë zbuluar 340 raste të variantit Omicron. Vendimi për dozën e katërt pritet të aprovohet nga zyrtarët e lartë shëndetësor.

Zyra e kryeministrit të Izraelit deklaroi, që shpreson që dozën e katërt njerëzve t’iu jepet 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë. Kryeministri i bëri thirrje qytetarëve që të marrin dozën e katërt sa më shpejt të munden raporton “BBC”. Izraeli ka vaksinuar deri tani 63% të popullsisë me dy doza. Qeveria nga muaji nëntor vendosi që fëmijët nga mosha 5 vjeç mund të vaksinoheshin.

Izraeli ka bllokuar udhëtimet nga SHBA, Gjermania, Italia, dhe Kanadaja për të ulur përhapjen e variantit Omicron.    / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!