Dera e shkelmuar në selinë e PD nga përkrahësi i ish-kryeministrit Sali Berisha duket se ka dalë jashtë përdorimit. Siç shihet në pamje brava ka rënë në tokë dhe anash saj duken të çarat e derës, e cila u hap me dhunë.
Mesditën e sotme grupi i udhëhequr nga Sali Berisha u drejtua për në selinë blu me anëtarët e komisionit të rithemelimit në katin e dytë të godinës. Dyert e sallave ishin të mbyllura, por njëri prej mbështetësve të Berishës e hapi derën me forcë duke e goditur me shkelm.
Menjëherë pas këtij veprimi ka reaguar PD e cila bën me dije se ka kallëzuar penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Berishën dhe ndërmori akte dhune në selinë blu. be.k/abcnews.al


