Kendall Jenner ndan një mesazh për ata që luftojnë me ankthin

schedule13:46 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 13:46 - 21 Dhjetor, 2021

Kendall Jenner po përdor rrjetet e saj sociale për të theksuar rëndësinë e shëndetit mendor. Supermodelja, e cila ka folur hapur për luftën e saj me ankthin, ndau disa mesazhe të rëndësishme nga libri i Cleo Wade, ‘Heart Talk: Poetic Wisdom For A Better Life’, i cili përmban pohime dhe poezi.

“Dhe lajmi më i mirë nga të gjitha është se nuk është kurrë vonë për t’u bërë personi që keni dashur gjithmonë të jeni”, thuhej në një nga thëniet që ndau në rrjet. “Pavarësisht se sa dërrmuese janë ndjenjat që vijnë nga stresi dhe ankthi, duhet të kujtojmë gjithmonë se jemi njerëz”, thuhej më tej.

Kendall Jenner, 26 vjeç, postoi një mesazh për përballimin e ankthit në tregimet e saj në Instagram të dielën.  Ajo mori fotografi nga libri i Cleo Wade, Heart Talk: Poetic Wisdom for a Better Life, i cili ndan në mënyrë krijuese mësimet e jetës dhe frymëzimin përmes poezisë, mantras dhe pohimeve.

Jenner ka folur dhe më parë për ankthin me të cilin është përballur gjatë gjithë jetës së saj. “Më kujtohet se isha shumë e vogël dhe kisha gulçim. Shkova te mamaja ime dhe ia thashë. Tani e di se ishte padyshim ankth”, tregoi gjatë një interviste për Vogue. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!