Vlogerja kineze Viya është gjobitur me 215 milionë dollarë për shkak se ka kryer evazion fiskal. Në një postim në rrjetin social Weibo ajo kërkoi falje për këtë veprim dhe pranoi vendimin e autoriteteve tatimore. Viya njihet si mbretëresha e internetit dhe fama e saj është rritur për shkak të shitjeve online raporton “BBC”.
Ajo ka shitur në rrjetet sociale nga produkte si makaronat deri te hedhja e një rakete komerciale. Vlogerja mbylli llogarinë e saj në Weibo të hënën pasi reklamoi disa produkte kozmetike. Viya ishte pjesë e listës, së 100 figurave më influencuese në botë të publikuar nga revista Times për vitin 2021.
“TIME” deklaroi se gjobitja e Viya është një paralajmërim për vlogerët e tjerë. Autoritetet po përpiqen që ta reformojnë tregun e shitjeve online prej disa muajsh. Në Kinë ndodhen mbi 400 milionë vlogerë që reklamojnë produkte të ndryshme online.
Autoritetet ndaluan vlogerët që të reklamonin shitjen e aksioneve të bursës muajin e kaluar dhe paralajmëruan 88 vlogerë mbi produktet që reklamojnë. / abcnews.al