Mediat serbe janë fokusuar tek protesta që po zhvillohet në Tiranë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të kundërshtuar vizitën e Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe nismën “Ballkani i Hapur”.
Novosti shkruan se protestuesit do të ndahen në dy grupe. Një prej tyre do t’i bëjë pritë Vuçiçit në aeroport.
“Sipas burimeve tona, organizatorë të demonstratës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, njerëz më të besuar të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha”, shkruan më tej Novosti. g.v/abcnews.al