Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit u ndal te hipertensioni, shenjat e para dhe rreziqet që sjell. Gjatë bisedës me moderatorin Alban Musa, mjekja Daka tha se hipertensioni është një ndër shkaktarët kryesorë për të pasur goditje në tru apo zemër. Ajo tha se nuk prek vetëm moshat e treta por gjithashtu dhe të rinjtë mbi 25 vjeç.
Daka thotë se hipertensioni i atribuohet gjenetikës, stresi psikologjik por dhe stilit të keq të jetesës. Ajo tha se dhimbja në pjesën e pasme të kokës, turbullimet në pamje, zhurma në vesh dhe gjakderdhja nga hundët janë ndër shenjat e para të tensionit të lartë. “Kemi tensionin sistolik, mbi 14 milimetra të shtyllës së zhivës dhe diastolik mbi 9. Në pjesën më të madhe të rasteve, shoqërohet me dhimbje pas kokës, me turbullim të shikimit, zhurmë në vesh apo gjakrrjedhja në hundë.
Me episodin e parë që ndodh, personi duhet t’i drejtohet mjekut kardiolog. Popullsia që ka vlera të larta të tensionit shkon deri në 25 përqind. Shumica e tyre janë të pa monitoruar dhe në shumicën e rasteve shikojmë goditjen fatale në zemër apo tru. Kur fillon në mosha të reja është e vështirë që të fillojnë mjekimin anti hipertensiv. Por mos mjekimi çon në kolpo të tensionit.
Vlerat të jenë nën 14 milimetra tensioni sistolik dhe nën 9 ai diastolik. Por zakonisht te fëmijët, kemi vlera më të ulëta. Te gratë shtatzëna dhe diabetikët kapen te 11 dhe 12, apo 8 ose 9. Mbi këto vlera në një të rritur dhe me ndryshime të vogla duhet të shkojë te kardiologu. Kemi vlera të larta kryesisht te personat mbipeshë dhe obezë. Te personat që kanë abuzime me regjimin ushqimor dhe ata që përdorin shumë kripën, ndikon shumë në vlerat e tensionit. Po dhe ata që konsumojnë alkool dhe duhan dhe kanë një jetë sedentare.”, tha ajo.
Duke u ndalur te regjimi ushqimor, mjekja tha se duhet kufizuar sasia ditore e kripës, duhen eliminuar ushqimet e paketuara si dhe të reduktohet alkooli dhe duhani. “Perimet dhe frutat që përmbajnë kalcium dhe kalium janë të preferueshme. Duhet të kenë pesë vakte me perime dhe fruta. Të gjitha jeshilet kanë kalium dhe kalcium. Por kur kemi dhe te femrat në menopauzë, nëse kemi nivele të ulëta të kalciumit mund të kalojmë dhe në formën e suplementeve.”, tha Daka.
/abcnews.al

