Nisin protestat opozitare, qytetarët bllokojnë kryqëzimin e Urës së Matit

schedule12:20 - 2 Shkurt, 2019

schedule 12:20 - 2 Shkurt, 2019

Teksa kryedemokrati Basha fton qytetarët e Ballshit t’i bashkohen në protestës në Tiranë, qytetarët e Burrelit marshuan në këmbë drejt kryqëzimit të Urës së Matit.Ata bllokuan për 30 minuta rrugën nacionale në shenjë proteste.

 

Të mbështetur edhe ngfa deputetët demorkratë të zonës, ata deklaruan se qeveria po varfëron qytetarët përmes rritjes së çmimeve, papunësisë dhe nxitjes së të rinjve dhe profesionistëve për t’u larguar nga vendi. Falimentimi i bizneseve dhe infrastruktura e munguar janë gjithashtu probleme që nxorrën në pah qytetarët e Matit. Kjo është protesta e parë që shënon nisjen e valës së revoltave lokale që pritet të kulmojnë më 16 shkurt në Tiranë në protestën massive të thirrur nga opozita parlamentare./abcnews.al