Mariola dhe Jurgen Kaçani zgjedhin të ndajnë pronat te “Kosherja”, ndezin skenën me muzikë popullore

schedule22:35 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 22:35 - 19 Dhjetor, 2021

Këtë të dielë Parodisti i spektaklit të humorit “Kosherja”, nuk është mjaftuar vetëm me një të ftuar.

Ai ka bërë pjesë të skeçit këngëtarët e muzikës popullore, Mariola dhe Jurgen Kaçanin.

Ata kanë qenë kushërinj, të cilët kanë vendosur të ndajnë pronat. Mirëpo, duket se jo gjithçka ka shkuar siç duhet, pasi Parodisti nuk ka rënë dakort.

Një pjesë nga dialogu mes tyre:

Jurgeni: Për pronat kemi ardhur, babai jot dhe babai ynë na la. Ka ardhur momenti të gjejmë një zgjidhje dhe t’i ndajmë ato pronat.

Mariola: Jam dakort dhe unë me Jurgenin, është më e mira për t’u bërë.

Jurgeni: Ato pronat t’i ndajmë në tresh them unë, një cop unë, një cop ti, një cop Mariola.

Parodisti: Si t’i ndajmë në tresh ne? Baballarët tanë kanë qenë vëllezër. Tani ndahet prona në gjysmë tek ata.

Mariola: Më fal, një sekond. Domethënë ne të jemi tre dhe të marrim më pak, sikur nuk shkon kështu./abcnews.al