Vajza “Tik-Tok” shkojnë në studion e Irkenc Hykës: Duam të bëjmë remix këngën ‘Dy dele 300 pare’

schedule22:15 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 22:15 - 19 Dhjetor, 2021

Vajzat “Tik-Tok” të spektaklit “Kosherja” kanë vendosur që këtë të dielë të eksplorojnë në fushën e muzikës. Ato kanë shkuar në studion e producentit të njohur, Irkenc Hyka.

Mes tyre është krijuar një situatë tepër gazmore, duke shkaktuar shumë të qeshura. Madje, doli që vajzat “e njihnin” Irkencin dhe prindërit e tij.

Megjithatë, ato vazhduan të tregojnë ëndrrat e tyre të mëdha lidhur me muzikën.

Vajza “Tik-Tok”( Juxhini): Një nga ëndrrat e mia më të mëdha është të bëjë remix këngën ‘Dy dele 300 pare’.

Irkenc Hyka: Se ku të kam parë unë ty, mos je gjë goca e Buqes ti?

Vajza “Tik-Tok”(Besi): Mos je gjë çuni Nezirit  ti?

Irkenc Hyka: Unë, çuni Nezirit jam. E njeh edhe babin tim ti?

Vajza “Tik-Tok”(Besi): Babin, po mamin, sa ta njoh mamin. Kam punuar me mamin tat gjithë ato vite.

Irkenc Hyka: Aty të paska njoh babi im domethënë. Sa i rrezikshëm paska qenë./abcnews.al