Këtë javë, Amarildo i “Kosheres” ka vendosur të bëjë një operacion plastik. Ai ka parë në ëndërr moderatoren Kiara Tito dhe ka vendosur të shkojë te emisioni i saj “Doktor Plastik”.
Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar si duhet pasi Kiara i ka propozuar Amarildos të operojë hundën, ndërkohë ai nuk e ka pranuar, sepse madhësia e saj e identifikon. Ai ka kërkuar që të shtojë gjatësinë, por moderatorja ka bërë të qartë se është e pamundur.
Një pjesë nga biseda mes tyre:
Kiara: Të zvogëlojmë pak hundën, pak fare.
Amarildo: Asnjëherë në botë, hundën mo e prek ti. Unë këtë hundë kam që një vjeç. Kaq hundë kam pasur që atëherë. Më identifikon, pastaj unë nga kjo hundë më njohur Enca te ëndrra. Hundën nuk e prek unë. Më bën dot të gjatë mua? Për shembull, të më bësh 1.80 se po të bëhem 1.90 kam frikë se më merren mend dhe bie. Më bën dot 1.80?
Kiara: Jo, kjo lloj ndërhyrje nuk realizohet.l.k/abcnews.al