Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
“E bëre qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet”, shkruan Kryemadhi teksa ka publikuar një deklaratë të Ramës.
Këto akuza vijnë pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka lidhur me abuzimin e bërë me inceneratorin e Elbasanit.