Erjona Rusi zbulon pengun e jetës: Vajza nuk e ka njohur babain tim, vdiq kur isha shtatzënë

schedule21:53 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 21:53 - 18 Dhjetor, 2021

Performanca e Aronit në Dance Reality Show “T’ka mami yll” i ka emocionuar të gjithë. Ai ia ka dedikuar gjyshit të tij, që nuk ka mundur dot ta njoh. Mamaja e Aronit ka shpërthyer në lot gjatë kërcimit, ndërkohë është shprehur se nuk arriti ta përmbajë dot veten.

“Biri faleminderit që ma dhe këtë emocion. Të uroj vetëm suksese gjithë jetën. Të kesh jetën e gjatë shpirti. Dua të falenderoj profesor Albin për këtë numër, për këtë emocion që kalova. Edhe pse gjithë javën thoja që nuk do të qaj, i thash edhe Aronit që nuk do të qaj, por është më e fortë se unë. Njeriu nuk vdes për sa kohë ne nuk e harrojmë. E mbajnë gjallë kujtimet”, tha ajo.

Nga ana tjetër, anëtarja e jurisë, Erjona Rusi është emocionuar pafund dhe ka zbuluar pengun më të madh të saj.

Ajo ka thënë se vajza e saj nuk e ka njohur dot babain e saj, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë në kohën kur gazetarja ishte shtatzënë.

“E dija që Aroni do të bënte një kërcim për gjyshin, e diskutuam dje në prova. Unë nuk e pash kërcimin, e pash tani. Me thënë të drejtën u përlota se ai bëri kërcim për gjyshin e tij, mua mu kujtua babi im. Edhe një nga pengjet më të mëdha në jetën time është që goca ime nuk e ka njohur babin tim, sepse ai ka ndërruar jetë kur unë isha shtatzënë. Kështu që desha t’i them fëmijëve që jeni shumë me fat që i keni gjyshërit. Mikele je me fat edhe më shumë sepse gjyshja jote vjen çdo ditë me ty, të shoqëron. Nuk e keni iden se çfarë dashurie e jashtëzakonshme është të kesh gjyshërit afër. Faleminderit për emocionet”, tha e përlotur Erjona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!