Një familje në fshatin Roshnik të Beratit është certifikuar e para në zhvillimin e agroturizmit. Kryeministri Edi Rama tha se një shembull të tillë duhet ta ndjekin të gjithë pasi qeveria është e gatshme të bashkëfinancojë në projektin 100 fshatrat.
Kanë përshkuar rreth 70 km disa ministra dhe vetë kryeministri për tu ulur në oborrin e një shtëpie në fshatin Roshnik të Beratit. Arsyeja është për ti thënë të gjithë atyre që jetojnë në fshat, bëni si kryefamiljari i kësaj banese.
“Është një model që duam ta shtrijmë në sa më shumë fshtra të Shqipërisë, është model zhvillimi i ekonomisë së fshatit që kombinon trashëgiminë kulturore me traditën e mikpritjes”.
Mbështetja me para është e garantuar për ata që duan të zhvillojnë agroturizmin në shtëpitë e tyre tha kryeministri Rama.
“Këtu është shembulli konkret që 80 mijë dollarë i kemi dhënë si bashkëfinancim jo si kredi, por si dhuratë në mbështetje të një projekti”.
Kjo është edhe shtëpia e parë që u çertifikua pas një viti që nisi të zbatohet projekti 100 fshatrat.
“Sot me dhënien e parë të certifikatës e bëmë gjënë reale. Sot pas një viti punë një lehtësi për ata që merren me agroturizëm”.
Si një zonë që nuk jep shumë vota për Partinë Socialiste, kryeministri me buzëqeshje u kërkoi të vazhdojnë me zgjedhjen e tyre politike.
“Vazhdoni hidheni votën në Osum, ne këtu na keni rëndësi ka të zhvillojmë bujaqësinë blegtorinë, 100 fshatrat”.
Fshati Roshnik do ti nënshtrohet edhe projekti të rivitalizimit pasi sipas ministres së kulturës mbart një vlerë të qytetërimit të lashtë. /abcnews.al