Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë na Vlora ka prezantuar dhe folur sërish për Ligjin e ri të bashkëqeverisjes.
Kreu i shtetit në fjalën e tij ka theksuar ndër të tjera se tashmë qytetarët shqiptarë nuk kanë pse të enden dhe sorollaten zyrave pasi aplikimet dhe tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm me aplikim online.
Rama ka deklaruar se tashmë 95 % e shërbimeve mund të bëhen online, duke theksuar se aplikimi për kartë identiteti dhe pasaportë nuk mund të bëhet i tillë se duhen gjurmët.
Gjithashtu ai ka bërë batutë duke theksuar se dhe martesa nuk mund të bëhet online, se duhet që bashkë me gjysmën tjetër dhe dëshmitarët.
“Shërbimet digjitale publike për marrjen e dokumenteve, duke investuar përgjatë këtyre viteve ne kemi arritur që të kemi në dispozicion të qytetarëve që vetëm me përdorimin e smartfonit ose të kompjuterit të marrin 95% të shërbimeve të shtetit. Nuk mund të marrësh onlinë pajisjen me Kartë Identiteti dhe pasaportë se duhen gjurmët e gishtave dhe nuk mund të martohesh dot online, se duhet të shkosh atje bashkë me gjysmën tënde dhe dëshmitarët.jo që na intereson sot është se 955 e shërbimeve të të gjithë llojet dhe shtresat janë në dispozicion të xhepit të shqiptarëve. Elementi tjetër është se shërbimet me dokumente janë shërbime që jepen me aplikim,. Të gjithë këto dokumentet e tjera tashmë nuk ka nevojë që të lëvizësh nëpër zyra por mjafto të aplikosh me emrin tënd dhe të gjithë ato që ishin në sportele tashmë do të jenë para kompjuterit të mbledhin të gjithë dokumentet e tua.
50 shërbime sot janë me kapacitete të plotë, një ndër shërbimet është marrja e dëshmisë së penalitetit që duhet për shumë ndërveprime të tjera, ndërsa deri dje shkonim dy herë, ose më shumë pasi ai që ishte në sportel bënte si i sëmurë merret nga telefoni me vulë dhe nuk ka më pse të shkosh pranë këtyre zyrave. Rillogaritja e pensionit, marrëdhënia normale e pensionistit tashmë është online e ske nevojë të shkosh në zyrat e institutit shoqërore. Ne duam që ti mbyllim sportelet dhe ndërveprimet që kthehen në torturë.
Në kohën e pandemisë ju e dini se e-Albania ishte një platformë që n ndihmojë në ato momente emergjence dhe të gjithë janë dëshmitarë të funksionimit të saj, mund të mos jetë perfekte por ka probleme minimale. Leximi automatik kompjuterik është risia e re që nxjerr në ekran me të kuqe të gjithë aplikimet që nuk kanë marrë përgjigje dhe ne mund ta përforcojmë dhe ndjekim me shpejtësi këtë gjë.. Në 2022 do ti mbyllim sportelet e hipotekave por sot ti mund të aplikosh por nuk e merr dot titullin e pronësisë në telefon, por duhet të shkosh në Postë. Për këtë arsye kemi një fond të veçantë dhe do të fusim në punë qindra njerëz që të merren me platformën e digjitalizimit”, ka thënë Rama./abcnews.al