Serbët protestuan kundër bashkimit të Mitrovicës

schedule15:44 - 1 Shkurt, 2019

schedule 15:44 - 1 Shkurt, 2019

Serbët në Mitrovicë përfunduan qetësisht mbi lumin Ibër, protestën e tyre kundër bashkimit të qytetit. Ndërsa të shtunën ata kanë paralajmëruar protesta kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Protesta e serbëve në veri të Mitrovicës ka përfunduar qetësisht në urën kryesore mbi lumin Ibër, i cili ndan këtë qytet. Ata nuk pranojnë idenë e bashkimit të qytetit ndërsa kryetari i Listës serbe, Goran Rakic ndër të tjera tha se po synohet marrja e Trepçës nga Prishtina. Megjithatë ai tha se serbët nuk do të dorëzohen, dhe do të vazhdojnë të jetojnë në veri pasi për këtë kanë mbështetjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçic.

Protesta nisi me parulla si “Nuk e japim Veriun”, “Serbia kujdeset për serbët e saj”, ndërsa të pranishëm kanë qenë dhe Igor Simic i Listës Serbe dhe Goran Rakic, kryetar. Pjesë e protestës ishte edhe ministri i Bujqësisë së Kosovës, Nenad Rikallo.

Protesta u mbajt një ditë para asaj që është paralajmëruar të mbahet të shtunën në pjesën veriore të Mitrovicës, po me atë slogan si protestat që po mbahen prej javësh në Beograd e qytete të tjera të Serbisë “1nga5milionë”, në kundërshtim të pushtetit të Aleksandar Vuçiç. /abcnews.al