138 emigrantë që po përpiqeshin të mbërrinin në Angli duke kaluar nëpërmjet Kanalit Anglez, u shpëtuan në brigjet e Pas-de-Calais të enjten, sipas rojeve bregdetare franceze.
Numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë Kanalin Anglez për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar është rritur që nga fundi i vitit 2018, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga autoritetet franceze se ky udhëtim është i rrezikshëm për shkak të rrymave të forta dhe temperaturave të ulëta.
Ndërkohë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar administratën e Emmanuel Macron për mospërmbushje të detyrimeve të saj, të cilët francezët e kanë mohuar vazhdimisht.
/abcnews.al