Nesër Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha. Aktiviteti politik do të nisë në orën 11:00.
Në axhendën e Kuvendit janë disa pika mes të cilave aksioni politik kundër qeverisë.
“Nesër zgjedhim të ardhmen” shkruan kryetari aktual i PD-së në një postim në Facebook. Kuvendi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve që është “veshur” blu. Përgatitjeve u është dhënë dora e fundit pasditen e sotme.
Lulzim Basha e thirri Kuvendin 7 ditë pas atij të Sali Berishës dhe gjithashtu nesër do të sfidohet nga ish-kryeministri që do të organizojë referendumin për shkarkimin e tij në degët e PD-së në rrethe./ Abcnews.al