Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar arrestimin e fundit nga SPAK. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ndodhet pas hekurave për çështjen e inceneratorëve.
Në një takim me studentë të Universitetit të Tiranës, Balla ka diskutuar mes të tjerash edhe lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme. Kreu i grupit socialist thotë se i vjen mirë që veprimet e SPAK-ut po duartrokiten.
Balla thekson se, “mbetet qëndrimi i Partisë Socialuste: Kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK-u, pa dallim partie duhet të perballet vetë me akuzën! Partia Socialiste nuk i ka askujt asnjë borxh dhe i sugjeroj çdo partie në Shqipëri ta ndjekë këtë qasje.”
Rreagimi i plotë:
Kuvend??? Mirëprita në një takim studentë të degëve të ndryshme në Universitetin e Tiranës dhe universitete të tjera publike dhe private, të cilët vijnë nga Bashkia Lushnje.
Ju tregova studentëve se pesë vite e ca muaj më parë miratonim në Kuvend ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, e cila është duke dhënë rezultate të qarta, duke nisur ta transformojë drejtësinë nga themelet, nga hallkën më të kalbur të shoqërisë shqiptare, në një gur themeli të një shteti të mirëfilltë europian, ku ligji vjen përpara gjithçkaje e ku ligji i trajton të gjithë si të barabartë. E pra, sot ne socialistët????? jemi më shumë krenarë për votën e dhënë për Reformën në Drejtësi.
Sot me rezultatet e dukshme dhe punën e SPAK-ut, të Gjykatës Kushtetuese etj., të gjithë mund të vërejnë qartë se sa e rëndësishme ishte Reforma në Drejtësi për të ardhmen e vendit tonë. Më vjen mirë që veprimet e SPAK-ut po duartrokiten. Ka qenë dhe mbetet qëndrimi i Partisë Socialuste: Kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK-u, pa dallim partie duhet të perballet vetë me akuzën! Partia Socialiste nuk i ka askujt asnjë borxh dhe i sugjeroj çdo partie në Shqipëri ta ndjekë këtë qasje.
Është reforma në drejtësi, ajo që ka vendosur Shqipërinë në rrugën e Europës! Ata që e shanë, u munduan ta pengojnë, apo që u zotuan ta çbëjnë, duhet të kërkojnë falje.
g.v/abcnews.al