Nga Ajgena Korbi
Zhgënjimi i ka stepur! Bëhet fjalë për rreth 11 % të të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç, të papunë në vend, të cilët përpjekjet e dështuara i kanë dekurajuar.
Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave në anketën e fundit të forcave të punës.
Punësimi tek të rinjtë ka mbetur në vend numëro. Papunësinë tek këto mosha sipas INSTAT përllogaritet në 19.9%. Niveli nuk ka ndryshuar nga prilli deri në shtator.
Më e lartë papunësia rezulton tek femrat se tek meshkujt me përkatësisht në nivelet e 20.7 % dhe 19.3%.
Femrat pa punë janë shtuar me 1.1 % tremujorin e tretë në raport të dytin ndërsa meshkujt kanë rënë me 0.8%
Ndërkohë 70.8% e të rinjve ekonomikisht jo aktiv sipas Institutit të Statistikave nuk kërkojnë punë pasi po ndjekin studimet. /abcnews.al