Një urdhër është lëshuar për sekuestrimin e telefonit të Alec Baldwwin pas të shtënave fatale ku qëlloi për vdekje Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit Rust. Urdhri u lëshua nga një gjykatë në Santa Fe, New Mexico, shteti ku po xhirohej filmi.
Autoritetet kërkojnë akses në mesazhet e shkëmbyera mes Baldwin dhe një personi të paidentifikuar. Javën e kaluar, në intervistën e tij të parë televizive që nga aksidenti, Baldwin tha se nuk e kishte tërhequr këmbëzën e armës.
“Epo këmbëza nuk u tërhoq, unë nuk e tërhoqa këmbëzën…”Jo, jo, jo, jo, jo, unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do t’i tërhiqja këmbëzën, kurrë.” Hutchins u qëllua për vdekje më 21 tetor gjatë xhirimeve të një skene në një kishë. Nga të shtënat mbeti i plagosur dhe regjisori Joel Souza.
/abcnews.al