Pamjet tronditëse, si torturohen personat me aftësi të kufizuara në një qendër të Palermos

schedule12:46 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 12:46 - 17 Dhjetor, 2021

Autoritetet e Palermos në Itali kanë zbuluar episode shumë të rënda të keqtrajtimit të invalidëve të asistuar në shtëpinë e të moshuarve ” Suor Rosina La Grua ” në Castelbuono. 17 persona janë arrestuar. Sakaq, janë zbatuar 35 urdhra sigurie ndaj po aq personave të akuzuar, në pozita të ndryshme, për torturë, keqtrajtim, rrëmbim, korrupsion, mashtrim të rëndë për marrjen e fondeve publike.

Hetimet kishin të bënin me një organizatë jofitimprurëse, e cila menaxhon, në bazë të një marrëveshjeje publik , shërbime rehabilitimi për 23 pacientë me aftësi të kufizuara të rënda.

Ajo që del nga përgjimet e kryera në qendër është dramatike. Në dhomën e “relaksimit”, pacientët merreshin zvarrë, mbylleshin brenda dhe goditeshin me shkelma e grushta.

“Është një çmendinë, një kamp përqendrimi nazist”, komentuan disa operatorë të qendrës, duke mos ditur se po përgjoheshin, ndërsa njëri nga pacientët bërtiste: “Doktor, më lër të dal. Thamë pesë minuta, marrëveshjet mbahen, marrëveshjet mbahen”. g.v/abcnews.al