Është shkarkuar nga detyra prokurori Shkëlqim Kokona. Me votë unanime, KLP vendosi të pranojë kërkesën e ILD për dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për prokurorin Shkëlqim Kokona, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Shkëlqim Kokona, është akuzuar për shkelje të rënda profesionale.
Hetimi disiplinor ndaj Kokonës kishte nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike.
Sipas ILD, pas 3 viteve hetime, të kryera në periudhën 2018-2021, rezultoi se Kokona ka refuzuar në mënyrë të përsëritur mosmarrjen në dorëzim të dosjeve si dhe nuk ka marrë pjesë në seanca gjyqësore duke shkaktuar shtyrje të gjykimit./abcnews.al/