Aktori i njohur i “Sex And The City”, Chris Noth është akuzuar për abuzim seksual.
Sipas “The Hollywood Reporter”, dy gratë e akuzuar atë për ngjarje të viteve 2004 dhe 2015.
Me pseudonimet e tyre, Zoe dhe Lily, 40 dhe 31 vjeç, iu drejtuan medias së famshme për të raportuar rastet e tyre dhe nuk e njihnin njëra-tjetrën.
Zoe, thotë se Noth e përdhunoi atë në moshën 22-vjeçare në një apartament në West Hollywood në vitin 2004, kur ai ishte 49 vjeç dhe në pikun e karrierës. Ndërsa, Lily rrëfeu se ngjarja ndodhi në një apartament në Nju Jork kur ajo ishte 25 vjeç dhe ai 60.
“Është e vështirë të mos habitesh pse këto histori po dalin tani. Nuk e di pse, por di këtë: unë nuk i kam abuzuar këto gra”, reagoi Chris Noth përmes një deklarate./abcnews.al