Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj janë mbledhur sërish për një takim në Presidencë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat e Kosoves. Liderët e shtetit me heret gjatë ditës kane zhvilluar nje tjeter takim në Presidencë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Edhe dje 3 parteneret e koalicionit qeverises, Haradinaj, Veseli dhe Limaj zhvilluan nje takim, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës ndaj produkteve serbe. SHBA kërkojnë pezullimin e saj, kerkese qe mbeshtetet edhe nga kreu i PDK Kadri Veseli. Por kryeministri Haradinaj refuzon heqjen e saj deri ne njohjen e Kosoves nga Serbia.
Pas takimit të djeshëm, Qeveria theksoi se koalicioni është stabel dhe funksional. /abcnews.al