Miratohet hetimi parlamentar ndaj Cakajt, “rrëzohet” Bahri Shaqirin

schedule16:45 - 31 Janar, 2019

schedule 16:45 - 31 Janar, 2019

78 vota socialistësh miratuan kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor që do të hetojë veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, gjatë pajisjes me certifikatë sigurie të Gent Cakajt pas marrjes së postit të zëvendësministrit të Jashtëm.

Komisioni do të kryesohet nga demokrati Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarë të saj nga opozita do të jenë Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi dhe Luan Rama. Socialistët do të përfaqësohen në komision nga Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Alket Hyseni, Spartak Braho dhe Klotilda Bushka.

Njëkohësisht parlamenti votoi edhe dekretin e presidentit Meta për Bahri Shaqirin, kandidaturën e të cilit për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit e rrëzuan 77 vota socialistësh./abcnews.al