Që prej 1 janarit në Shqipëri do të nisë dixhitalizimi i të dhënave të pasurive të paluajtshme. Për zv.kryeministrin Ahmetaj tashmë qytetarët do të mund të aksesojnë dokumentat e pasurive vetëm në një minutë përmes një klikimi. Zv.kryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se tashmë qytetarët do të mund të aksesojnë dokumentat e pasurive vetëm në një minutë. Fillimisht dixhitalizimi siç deklaroi Ahmetaj do të nisë me pronat në bregdet. Ndërsa theksoi se për përmirësimin e monitorimit të territorit vitin e ardhshëm Shqipëria do ketë dy satelitë.
“Kjo që po bëjmë sot është çlirimi i fazës së fundit nga barra e kadastrës. E drejta e të gëzuarit të pronës është në themel të së drejtës së njeriut. Një institucion ka detyrë përderisa qëndron aty, që të inovojë. Nuk jam duke folur thjesht për ASHK-në, por për një qeveri të tërë, qasje të tërë për pronën. Imagjinoni dikë nga ju, nga qytetarët që ka një pronë në bregdet, po kalon vite e mund të pafund për të pasur në dorë letrën që të gëzojë pronën e vetë, apo që ia kanë trashëguar prindërit. Me këtë qeveria e vendos veten drejtpërsëdrejti përgjegjëse për ta bërë transparente, dhe të thjesht, gëzimin e pronësisë veç me një klikim. Bëhet në modë kritika, por dua të them që këtu me Kadastrën kemi shumë punë për të bërë. I patë arkivat. Ato janë arkiva të 1950 dhe 1960. Imagjinoni punën e një punonjës të Kadastrës kur një qytetar kërkon letrën dhe të drejtën e vetë. Me muaj dhe ditë duhet të gërmojë në kadastër, vendimet. kjo që po bëjnë nuk është vetëm dixhitalizim. në arkivat dixhitale do të jenë gati për 1 minutë.
Beteja me të kaluarën nuk janë të thjeshta. Arkiva duhet një nga kështjellat e fundit të të kaluarës. Arkivat nuk janë prekur në 30 vite. nuk po mburremi fare për atë që po nisim sot. Kemi nisur një revolucion që të themi se shoqëria e teknologjisë së Informacionit, të jetë e çliruar në raport burokracitë me qytetarët. Dua të pranoj se shumë është bërë në teknologjinë e Informacionit. Kur e nisëm këtë revolucion para 3 vite e gjysmë, kishte dhe cinikë se; ‘si do ta bëni, shqiptarët duan të që shkojnë të dritarja’. Kultura e shoqërisë dhe qytetarëve po shkon drejt lehtësimit të jetës së tyre drejt dixhitalizimit. Kemi shumë punë për të bërë, është me dy faza. Në vitin 2022 do të marrim fashën e Bregdetit. dhe paralel po zhvillohet projekti. Dua të falënderoj donatorët, edhe për shtytjen që na kanë dhënë në vazhdimësi. Pyetjen që bëjnë së bashku; Kujt i takon Shqipëria? Kaosit apo qytetarëve? Shqipëria është e qytetarëve. Kadastra ka nevojë që të jetë fytyra e buzëqeshur.”, tha Ahmetaj.
Bëhet fjalë për të dhënat e 2.8 milionë pasurive të paluajtshme që do të nisin të dixhitalizohen. Dixhitalizimi i të pasurive të paluajtshme parashikohet të përfundojë në 2024. Faza e parë përfshin skanimin e të gjithë referencave të pasurive të paluajtshme ose siç njihet dosja historike me dokumentet origjinale. Faza II më pas ka të bëj me skanimin dhe dixhitalizmi e kartelave të pasurisë që aktualisht janë manuale. be.k/abcnews.al