Gjermania po përballet me mungesë të vaksinave anti-Covid

schedule15:45 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 15:45 - 16 Dhjetor, 2021

Ministri i ri i shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach, ka paralajmëruar se vendit po përballet me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit. Lauterbach tha se Gjermania planifikonte të merrte vetëm 1.2 milion doza të vaksinës BioNTech/Pfizer për t’i shpërndarë në qendrat e vaksinimit.

“Por kjo është shumë më pak se çfarë vendi ka nevojë çdo javë”, tha ai, duke shtuar se  Gjermania po mbaron fuçinë e saj të rezervave.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi fushata e vaksinimit në vend, ka rritur ritmin, me një numër rekord prej 1.5 milion dozash të administruara të mërkurën, duke e çuar deri në 70% numrin e personave që janë vaksinuar plotësisht dhe në 28%  të personave që kanë marrë dozën përforcuese.

Aktualisht varianti Delta përbën rreth 90% të rasteve  në Gjermani. Megjithatë, varianti Omicron pritet të bëhet varianti dominues muajin e ardhshëm.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!