Dinamo do të luajë ndeshjen e javës së 14-të kundër Vllaznisë në “Elbasan Arena” ditën e nesërme në orën 19:45.
Në këtë sfidë blutë e Bledi Shkëmbit do të kërkojnë patjetër fitoren pas 3 javëve me rezultate negative, duke lëkundur jo pak pozitat në klasifikim.
Drejtuesit e klubit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë njoftuar tifozët se biletat kanë dalë ë shtije dhe ato mund ti blejnë pranë biletarisë në stadiumin “Selman Stërmasi” ose në “Elbasan Arena” ditën e ndeshjes.
Nëpërmjet këtij postimi gjithashtu janë bërë të ditur edhe çmimet e biletave për çdo tribunë, ku në atë kryesoren një biletë kushton 1000 Lek ndërsa në tribunat e tjera 400 lekë.
/f.a/abcnews.al