Dosja e Llallës niset për në Itali, do fitojë azil apo do ekstradohet?

schedule18:54 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 18:54 - 15 Dhjetor, 2021

Dosja e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla mbërrin në duart e Interpolit brenda 24 orëve. Nga ministria e Drejtësisë tashmë dosja ka kaluar te ministrisë e Jashtme, e cila më pas do ia kalojë Interpol.

Pasi dosja t’i dërgohet autoriteteve italiane do jenë ata që më pas do vendosin nëse do ekstradojnë apo jo Adriatik Llallën nën Shqipëri. Ish-kryeprokurori është arrestuar të premten në kryeqytetin italian.

Llalla prej dy muajsh ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi është dënuar me 2 vite heqje lire për akuzën e fshehjes dhe mos deklarimit të pasurisë. Ish-prokurori u paraqit të premten në gjykatën e Romës në Itali ku ka zhvilluar një seancë mbi një kërkesë për azil politik. Në momentin që gjykata  po përgatitej për të dhënë vendimin në lidhje me kërkesën për azil, vihet në dijeni se në emër të Llallës kishte një vendim të formës së prerë nga gjykata e apelit të posaçëm në Shqipëri që e dënonte atë me dy vite heqje lirie.

Kësisoj trupa gjykuese ka vendosur t’i sekuestrojë ish-kryeprokurorit pasaportën duke i kërkuar që të mos lëvizë nga Roma pa dhënë ajo një vendim mbi kërkesën për azil politik, duke e lënë të lirë. Tashmë që prokuroria e posaçme ka bërë gati kërkesën drejtuar autoriteteve italiane, në ditët në vijim vendoset nëse do ta ekstradojnë drejt vendit tonë ish-kryeprokurorin për të vuajtur dënimin me burg. be.k/abcnews.al