Kishte ëndërr ta takonte, Bes Kallaku surprizon fansin 12-vjeçar që vuan nga tumori

schedule17:11 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 17:11 - 15 Dhjetor, 2021

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka surprizuar një djalë 12-vjeçar i cili ndodhet në spital pasi vuan nga tumori. Besi ka ndarë një video në rrjete sociale nga momenti që ka takuar fansin e tij të vogël. Ndër të tjera, aktori i humorit iu bën thirrje të gjithëve për ndihmë pasi familja e tij nuk është në gjendje që të përballojë shpenzimet ekonomike.

“Kristi Saka, 12 vjeçari me tumor rëndë, ëndërronte të më takonte prej vitesh, por ne bashkë duhet të bëjëm realitet që ai të shërohet orë e më parë! Në gjendje të rëndë ekonomike, me baba të paralizuar, e një nënë që shpreson tek ndihma jonë, ju bëj thirrje të kontribuoni të gjitha sipas mundësive. Fjalët e mua mi kanë marrë lotët e Kristit e lutjet e nënës së tij për ndihmë!“, shkruan ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!