Pyetja e tij vendimtare në shembjen e murit të Berlinit, vdes gazetari italian

schedule15:58 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 15:58 - 15 Dhjetor, 2021

Gazetari italian Riccardo Ehrman, i cili do të mbahet mend gjithmonë për pyetjen vendimtare që çoi në shembjen e Murit të Berlinit ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Ishte Ehrman ai që në 1989 e shtyu zëdhënësin e qeverisë Günter Schabowski ti përgjigjej pyetjes nëse do të lejoheshin udhëtimet jashtë Gjermanisë Lindore, shkruan BBC

Dhe kur u pyet se kur do të ndodhte kjo, Schabowski tha “tani, menjëherë”.

Brenda pak orësh muri u rrëzua.

Riccardo Ehrman kishte punuar për agjencinë italiane të lajmeve Ansa. Për javë të tëra, protestuesit në Leipzig kishin dalë në rrugë duke kërkuar të drejtën e lirisë së fjalës dhe shembjen e murit. Udhëheqësi komunist Erich Honecker kishte dhënë dorëheqjen muajin e kaluar dhe më 4 nëntor  në Berlinin Lindor u dyndën më shumë se gjysmë milioni njerëz  në sheshin Alexanderplatz duke kërkuar reforma, raporton abcnews.al

Udhëheqësit e Gjermanisë Lindore u përgjigjën me një projekt-plan për të lehtësuar kontrollet kufitare. Detajet do të jepeshin në një konferencë shtypi të 9 nëntorit, duke paraqitur rezultatet e një takimi të partisë komuniste në pushtet.

Schabowski nuk ishte informuar për planin dhe deri në atë moment nuk e kishte përmendur atë. Ishte Ehrman ai që e realizoi. Schabowski  dërgoi një mesazh urgjent në selinë e Ansa-s në Romë: “Muri është shembur”.

Fjala u përhap shpejt dhe mijëra gjermano-lindorë u dyndën drejt Murit të Berlinit, duke habitur rojet kufitare që hapën pikat e kontrollit duke lejuar njerëzit të kalonin. E veja e Ehrman tha për Ansa të martën se ai vdiq në Madrid, qyteti ku kishte punuar për herë të fundit para daljes në pension.

/abcnews.al