Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha sot se dy personat e shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja duhen gjetur përpara se t’i vrasë dikush.
Në një konferencë për mediat, Basha e cilësoi arrestimin e Lefter Kokës si frytin e parë të betejës së tyre, ndërsa theksoi se nuk duhet të ndalet me aq. Kreu i demokratëve theksoi se në krye të skemës qëndron kryeministri Edi Rama.
“Fryti i parë është arrestimi i një ministri të Ramës. Duhet vënë në ndjekje penale kryeministri, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Armando Subashi, Qazim Sejdini. Duhet gjetur këta që janë në kërkim, pa i vrarë ndokush, në veçanti Stela. Të nisen letërporositë dhe të gjenden pronarët e llogarive.
Padiskutim që ka edhe afera të tjera. por sot do bëj të gjitha përpjekjet e mia që t;ju jap fuqi ju si gazetarët dhe kurajo mediave tuaja që të mos i ikin as sot, as nesër dhe pasnesër të këtij skandali”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al

