Kushi jep lajmin e madh për sportistët shqiptarë, çdo titull do shpërblehet

schedule14:10 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 14:10 - 15 Dhjetor, 2021

Ditën e sotme është mbajtur edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave, nga ku është vendosur që të gjithë sportistët shqiptarë që arrijnë të fitojnë çmime ndërkombëtare, ata do të shpërblehen.

Çdo titull i sjellë në Shqipëri nga çdo sportist do të shpërblehet në një mënyrë të veçantë në vendin tonë.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, gjatë mbledhjes ka theksuar se të gjithë këta persona si dhe trajnerët e tyre do të vlerësohem.

“Me vendimin e sotëm miratuan disa ndryshime në kritere shpërblime për sportistët që fitojnë në nivele të larta dhe trajnerët e tyre. Ndryshimet janë që sportistët tanë të motivohen që të ecin gjithmonë e më shumë në garat ndërkombëtare. Ata do të vlerësohen të gjithë sipas fashave të rezultateve në të gjithë kampionatet ballkanike, Europiane dhe Botërore”, ka theksuar Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Briken Caljan dhe Erkand Qerimaj do të marrin shpërblim për titujt e marrë në të gjitha stilet që konkurrojnë, dhe Kushi shprehet se kjo është në veçanti për sportin e peshëngitjes, ku dhe dy sportistët e lart përmendur na bënë krenarë së fundmi.

“Për shembull në peshëngritje sportistët medalikë do të shpërblehen në të gjitha garat për stilin e shkëputjes, dygarësh dhe shtytjes.”-shtoi ministrja. Ajo theksoi se nga ky vendim do të përfitojnë të gjithë ata sportistë që kanë marrë çmime gjatë muajve të fundit e pastaj më tej.

Të gjithë sportistët që e kanë fituar statusin e nivelit të lartë gjatë këtyre muajve e më tej do të trajtohen sipas këtij vendimi. Pra Briken Calja do të shpërblehet për çmimin e marrë, por jo vetëm ai por edhe Erkand Qerimaj e sportistët e tjerë do të shpërblehen për çmimet që kanë marrë”, ka deklaruar Kushi. /f.a/abcnews.al