Kun Aguero ka mbyllur konferencën e lumtumirës nga futbolli i luajtur në Camp Nou.
Të pranishëm ishin disa emra të rëndësishëm, si Guardiola, Begiristain dhe i gjithë ekipi i Barcelonës së bashku me trajnerin Xavi dhe presidentin Laporta.
Pas fjalës së tij dhe presidentit Laporta, gjithashtu edhe përgjigjeve ndaj mediave, argjentinasi bëri një foto ku në skenë u ngjitën edhe të pranishmit e lartpërmendur. /h.ll/abcnews.al