Meta ktheu “Bashkëqeverisjen”, Spiropali: Arsyet e Presidenti të pabaza dhe të paprovuara

schedule11:23 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 11:23 - 15 Dhjetor, 2021

Ministrja Elisa Spiropali i ka cilësuar si të pabaza arsyet e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit të “Bashkëqeverisjes”.

Në Komisionin e Ligjeve, Spiropali tha se në ligj nuk ka as kundërshti, as mbivendosje, nuk cenohen parimet dhe dispozitat kushtetuese.

“Projekt ligji i është nënshtruar njoftimit për konsultim publik, në lajmërimin që është shpallur në mënyrë elektronike. Nuk janë paraqitur vërejtje dhe sugjerime nga subjekte të interesuara. Presidenti ka argumentuar vetëm që ka përsëritje e parimeve të parashikuara në kod, por ky nuk është mosrespektim i tij, por parashikon koherencën në raport me kodin. Presidenti nuk ka analizuar asnjë normë të ligjit që të bjerë në kundërshtim me parashikimet e kodit.

Nuk merr përsipër të zëvendësojë parashikimet e kodit. Mekanizmat janë komplementare dhe alternative, jo zëvendësuese të institucioneve. Në ligj nuk ka as kundërshti, as mbivendosje, nuk cenohen parimet dhe dispozitat kushtetuese. Ligji nuk bie ndesh me ligjin për ndërmjetësin, sepse nuk trajton statusin dhe të drejtat e ndërmjetësve. Kontrolli që do kryejë agjencia nuk ndërhyn në procedurë apo përmbajtje në kontrollet e institucioneve të tjera. Nuk ka vend për diskutime për centralizimin. Sa i përket autonomisë vendore, parimi i autonomisë mbetet i cenuar. Njësitë qendrore përfshihen vetëm me marrëveshje, me shprehje të vullnetit të tyre. Arsyet e kthimit nga presidenti janë të pabazuara dhe të paragumetuar deri në fund, dhe të paprovuara. Ju ftoj ta votoni përulësisht ta votoni këtë projektligj, dhe të dilni kundër këtij dekreti”, u shpreh ministrja. /abcnews.al