Sardi Strugaj është një nga këngëtarët që ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor, pasi çdo këngë e tij kthehet menjëherë në hit.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka prezantuar projektin më të ri muzikor të titulluar “A ja thash”. Sardi ka deklaruar se historia e këngës është e jetuar dhe ia ka dedikuar ish-të dashurës.
“Demot që unë krijoj, i dëgjon personi i pari që ndodhet në studio. Unë ja marr mendimin të gjithëve, jo vetëm mendimin teknik, po në përgjithësi. Killua është një person që i besoj. Atij i besoj më shumë te pjesa e tekstit, Arnon te krijimtaria. Secili ka anën e vetë.
Këngët e mija i dedikohen përgjithësisht dashurisë, sepse e kam përjetuar. Kam përjetuar edhe dashurinë dhe ndarjen, të dyja më kanë dhënë emocione prandaj.
Kënga flet për një histori dashurie timen. I dedikohet ish të dashurës dhe ajo e di. E kam thënë në shumë emisione dhe nuk e them më. Se e kemi mbajtur për vete këtë histori.
Klipi është xhiruar në Vermosh në Shkodër, është një perlë, nund të duket rruga e vështirë, por është shumë bukur”, u shpreh Sardi./abcnews.al