Inteligjenca artificiale mund të parashikojë vdekjen

schedule08:27 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 08:27 - 15 Dhjetor, 2021

Një sistem i ri i inteligjencës artificiale ofron një parashikim relativisht të saktë (76%) të gjasave që një pacient me probleme të zemrës, të vdesë në vitet e ardhshme. Studimi përfshiu 31,752 pacientë midis 2008 dhe 2018 në Paris për shkak të dhimbjes së gjoksit, gulçimit gjatë stërvitjes ose rrezikut të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, pa simptoma.

Rreziku i lartë u përcaktua si prania e të paktën dy faktorëve të rrezikut si hipertensioni, diabeti, dislipidemia dhe pirja e duhanit.Mosha mesatare ishte 64 vjeç dhe 66% ishin meshkuj. Pacientët u ndoqën mesatarisht për gjashtë vite. 2679 pacientë vdiqën.

Sistemi i makinerive i zhvilluar nga studiuesit ishte në gjendje të parashikonte se cilët pacientë do të mbijetonin ose do të vdisnin me një saktësi deri në 76%.

“Kjo do të thotë se në rreth tre nga katër pacientë, sistemi bëri parashikimin e duhur,” tha Dr. Theo Pezel, autori kryesor i studimit në Spitalin Universitar Johns Hopkins në Baltimore.

/abcnews.al