Sulm në Francë, 1 person i vdekur dhe disa të plagosur

schedule19:35 - 30 Janar, 2019

schedule 19:35 - 30 Janar, 2019

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një burrë qëlloi me armë zjarri. Mes të lënduarve është edhe një polic në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ndodhi në ishullin francez të Korsikës, në jug të qytetit Bastia. Sipas policisë, autori hapi zjarr në rrugë në lagjen Montesoro pak pas mesditës. Pas sulmit, ai u tërhoq në shtëpi dhe ka me vete edhe disa pengje.

Mediat franceze raportojnë se forcat e sigurisë kanë rrethuar vendin ku ai po fshihet dhe se ka qëlluar edhe disa herë të tjera në drejtim të tyre. Deri më tani nuk dihet motivi i këtij sulmi. Autori besohet se është rreth 65-vjeç.

Burime policore kanë përjashtuar ndërkohë pistën terroriste, duke deklaruar se autori është dënuar më parë për vrasje. Sipas tyre, ngjarja ka në sfond një grindje për motive të dobëta mes fqinjëve, me autorin që ka qëlluar kur në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit për të qetësuar situatën. /abcnews.al