Nike sapo bëri një hap të madh drejt metaverse. Kompania ka njoftuar se ka blerë kompaninë dixhitale të atleteve dhe koleksioneve të modës, RTFKT. Muajin e kaluar, Nike u bë një nga markat e para të mëdha që hyri në botën e përbashkët virtuale që fitoi rëndësi pasi Facebook Inc ndryshoi emrin në Meta.
RTFKT operon si një kompani këpucësh virtuale e fokusuar në teknologjinë NFT dhe metaverse. “Kjo blerje është një tjetër hap që përshpejton transformimin dixhital të Nike dhe na lejon t’u shërbejmë atletëve dhe krijuesve me ndërthurjen e sportit, krijimtarisë, lojërave dhe kulturës.
RTFKT is now a part of the NIKE, Inc. family. ??? pic.twitter.com/5egNk9d8wA
— RTFKT Studios (@RTFKTstudios) December 13, 2021
Po blejmë një ekip shumë të talentuar krijuesish me një marke autentike dhe të bashkuar. Plani ynë është të investojmë në markën RTFKT, të shërbejmë dhe të rrisim komunitetin e tyre inovativ dhe krijues dhe të zgjerojmë gjurmën dhe aftësitë dixhitale të Nike.”, tha shefi ekzekutiv i Nike, John Donahoe. /abcnews.al