Me fasha në kokë, Adriana Matoshi tregon gjendjen shëndetësore pas operacionit

schedule17:10 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 17:10 - 14 Dhjetor, 2021

Një tjetër reagim ka ardhur nga aktorja Adriana Matoshi pak ditë pas ndërhyrjes që bëri për të larguar tumorin. Aktorja dhe deputetja ka publikua dhe fotografinë e parë ku shihet me fasha në kokë. Edhe njëherë ajo ka shprehur mirënjohjen për mesazhet e panumërta që ka marrë nga njerëzit.

“Faleminderit që po më shkruani e po më thirrni me më pyetur për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur dhe duke pushuar, shumë pak në telefon dhe është e pamundur me i hap krejt sms. Ma boni hallall! E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit ju jam mirënjohëse e shumë falenderuese.

Zoti ju rujtë e ju dashtë.“, shkruan Matoshi. Kujtojmë që ajo kreu operacionin në Spitalin Amerikan për shkak se kjo sëmundje iu rikthye pas gati 9 vitesh. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!