Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka përfunduar sot në pranga. Koka u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, për çështjen e inceneratorëve. Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe korrupsion.
Çështja e inceneratorëve ka të paktën dy vite që përflitet, ndërsa SPAK ka nisur hetimet pas disa kallëzimeve të depozituara nga dy partitë e opozitës, PD dhe LSI. Në Kuvend është ngritur gjithashtu një Komision Hetimor për këtë rast, i kërkuar nga Partia Demokratike dhe drejtohet nga Jorida Tabaku.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet në lidhje me koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri. SPAK ka thënë që po heton të tre koncesionet. Dosja e hetimit përfshin inceneratornin e Elbasanit 22 milionë euro, Fieri 28 milionë euro dhe 128 milionë euro në Tiranë. Pra, një koncesion që shkon të paktën 178 milionë euro. g.v/abcnews.al