Babai i Gazment Mustës i cili dy vite më parë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten dhe kunatën kërkon drejtësi për të birin.
Bedri Musta është shprehur se nuk e justifikon krimin që ka bërë i biri por kërkon të dijë shkakun që e ka çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkohë babai i autorit në një apel të bërë për mediat kërkon shkakun që djali i tij është dënuar maksimalisht për këtë krim që nuk ka justifikim. Ai kërkon që të të dijë të vërtetën për aktin ekstrem.
Ndër të tjera ai thekson se e dënon aktin ekstrem të të birit, por kërkon që të dijë shkaqet e vërteta që e çuan në këtë vendim. Gjithashtu ai kërkon që të takojë fëmijët e të birit të cilët kanë kaluar në kujdestarinë e dajës.
Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 2 janarit të 2019, në Drenovë të Mallakastrës ku Gazmenti vrau bashkëshorten dhe kunatën e tij. /abcnews.al