Mungesa e ofertave nga tregu vendas i cili ka qenë i tejngopur me agrume ka bllokuar prodhimin e fermerëve. Me qindra tonelata mandarina kanë mbetur stok. Në këto kushte disa fermerë po mendojnë që prodhimin ta bëjnë raki siç veprohet në shtetin grek.
Fermeri Rexhep Sinani nga Lushnja ka dështuar këtë vit me shitjen e agrumeve. Në fshatin Çiflig plantacionin e tij e ka plot me mandarina të pavjelura.
Prodhimi ka qenë i bollshem. Një rrënjë është vjelë pesë herë dhe përsëri ka kokrra të pjekura. Me prodhimin e mbetur Stok prodhuesit po mundohen të gjejnë alternative të tjera.
Sinani do të provojë që mandarinat t’i bëjë raki. Ai është interesuar për teknologjinë në shtetin grek . Mungesa e kërkesave dhe çmimi minimal janë arsyet e bllokimit të tregut. Një kg mandarina është shitur me 15 deri në 20 lekë. Për shkak të kushteve të favorshme të motit, këtë vit prodhimi i agrumeve ka qenë i mbarë në të gjitha zonat e mbjella. Nga një hektar siperfaqje u mor 80 tonë prodhim, ç’ka solli sasinë më të madhe të regjistruar në 10 vitet e fundit./abcnews.al